Boks Të tjera

Ilir Latifi fiton me “submission” duelin ndaj OSP. Tani pret sfidën për titull (VIDEO)

Sportisti shqiptar i arteve marciale Ilir Latifi, por që garon për Suedinë, mposhti me “submission” në raundin e parë rivalin e tij amerikan Ovince Saint Preux (OSP), në duelin e vlefshëm për UFC on Fox, zhvilluar në Florida. Një fitore e merituar e Latifit, 14 fitore, 5 humbje dhe 1 ndeshje pa rezultat, që tashmë ia afrohet një dueli për titull në peshën “light heavyweight”.

Latifi e diminoi sfidën, e cila pritej të ishte më spektakolare, por shqiptari bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke e goditur me këmbë që në start rivalin amerikan. Edhe pse OSP përpiqej të mbrohej, nuk i rezistoi dot një të majte të fuqishme të Latifit, duke u rrëzuar në tapet. Shqiptari kap nga qafa rivalin amerikan, që nuk ka më fuqi dhe dorëzohet, ndërsa Latifi nis festën, i vetëdijshëm se tashmë e pret një sfidë edhe më e madhe.

Related posts

MARRËVESHJA PRANË FINALIZIMIT/ Trilogjia Holyfield-Tyson do të gjenerojë 100 milionë dollarë

Delo.autor

Basketboll/ Të “armatosur” deri në dhëmbë, Policia arreston 3 ultras të Partizanit, shihni

Q.Autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi merr vendimin e bujshëm: Kam vendosur të ndaloj në fund të…

Delo.autor

Leave a Comment