Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Ironia e shortit të Champions-it, Barcelona futet mes Liverpool-it

Në javën e dytë të prillit do të luhet një pjesë e rëndësishme e sezonit të Realit të Madridit. Aktualisht është 6 pikë nga Atletiko dhe nesër do të luajë kundër Selta Vigos, pastaj me Eibarin. Rezultati i këtyre dy ndeshjeve do të jetë i rëndësishëm. Më vonë do të jetë java vendimtare në La Liga dhe në Champions.

Fillimisht do të luhet ndeshja ndaj Liverpulit në datat 6 ose 7 prill. Reali do të jetë pritëse, por nuk dihet nëse do të luhet në Spanjë apo në ndonjë vend tjetër, por pak rëndësi ka kjo. Për pak ditë, do të luhet ndeshja kundër Barcelonës në kampionat, në luftën për titullin kampion. Zidan do ta ketë ta pamundur që të bëjë  rrotacion në këto sfida, ndërsa në datat 13-14 prill do të jetë sërish dueli i kthimit me Liverpulin.

Related posts

Real Madrid dhe Barcelona duel për talentin e Schalke 04

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA MANCHESTER UNITED DHE TOTTENHAM/ Muriqi zgjedh ekipin tjetër anglez për të vazhduar karrierën

Delo.autor

MERR FUND DILEMA: Transplanti i mëlçisë së Eric Abidal është kryer sipas…

Isa.Autor

Leave a Comment