Në një intervistë për “Marca”, rekordmeni botëror i 100 dhe 200 metrave deklaroi se e sheh Ronaldon si një super atlet dhe, falë stërvitjes së përditshme, ai mund ta mundte atë në një garë shpejtësie: “Sot, ai me siguri do të fitonte, sepse vazhdon të luajë. Ronaldo punon çdo ditë, është një super atlet. Mendoj se sot, ai do të ishte më i shpejtë se unë”.
Usain Bolt u largua nga atletika në vitin 2017, pas vendit të tretë në Londër, për t’iu përkushtuar futbollit në verën e vitit 2018. Sidoqoftë, në sportin e top-këmbës pa sukses.