Futboll La Liga

“Më i miri në histori”! Messin e lavdërojnë Coutinho dhe Busquets

Coutinho dhe Busquets kanë vetëm fjalë të mirë për pesë herë më të mirin e botës, Lionel Messi, që realizoi dy gola të bukur kundër Gironës mbrëmë në “Camp Nou”.

Philippe Coutinho dhe Sergio Busquets e kanë lavdëruar Lionel Messin për paraqitjen fantastike në fitoren e Barcelonës 6-1 ndaj Gironës, raporton Gazeta Express.

Messi dhuroi spektakël në Camp Nou, duke shënuar dy gola të mrekullueshëm, veçohet ai nga gjuajtja e lirë.

Kur të gjithë po e prisnin topin në ajër, Messi goditi fuqishëm nën këmbët e barrikadës për ta dërguar topin në cepin e portës.

“Leo është i mrekullueshëm”, u shpreh Coutinho për “Movistar”. “Ai i mashtroj të gjithë me golin që shënoi. Është e pabesueshëm se sa i mirë është Messi”.

“Çdo ndeshje po e kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, me të, me Suarezin. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi Coutinho.

“Po mësoj pak nga pak dhe më duhet të punojë shumë”.

Për 5 herë më të mirin në botë fjalë të mira pati edhe Sergio Busquets, që nuk ka as dyshimin më të vogël se 30 vjeçari “është më i miri në histori të futbollit”.

“Ai gjithmonë e bën diferencën, kjo është çfarë e bën atë më të mirin në botë dhe në histori të futbollit”, deklaroi mesfushori spanjoll.

Me dy golat kundër Gironas, Messi ka shkuar në 22 finalizime në La Liga, vetëm një gol prapa golashënuesve më të mirë në Evropë, Kane, Salah e Cavni – që kanë realizuar nga 23.

Related posts

Pas suksesit në Itali e Gjermani, VAR gati të aplikohet edhe në Brazil

Q.Autor

40 vjeç, por gjuan si 20! Shikoni supergolin e Drogba (VIDEO)

Sadik.Autor

Prapaskena/ Ja pse klubi i madh i Serie A hoqi dorë nga Harry Kane

Isa.Autor

Leave a Comment