Futboll Seria A Sport

“NE ISHIM PËRGATITUR MIRË DHE FITUAM NDAJ VERONËS”/ Gjimshiti: Jemi të zhgënjyer pas eliminimit nga Realit…

Atalanta fitoi kundër Veronës në mesdite duke marrë tre pikë që i forcojnë pozitat mes katër skuadrave më të mira në Seria A.

Një ndër protagonistët e ndeshjes ishte dhe mbrojtësi kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. 28-vjeçari luajti sot si mbrojtës krahu, duke dalë nga pozicioni i tij, por arriti t’ia dalë mjaft mirë duke u vlerësuar me notën 7.6 nga portali i futbollit “SofaScore”. Pas ndeshjes, Gjimshiti u shpreh i lumtur për fitoren e skuadrës së tij teksa foli dhe për eliminimin nga Liga e Kampionëve:

“Ishte hera e parë që luajtëm me këtë modul, trajneri kishte dëshirë të eksperimentonim sot. U ndjemë mirë dhe i lamë pak hapësira ekipit kundërshtar. Ishim të zhgënjyer pas eliminimit nga Reali, pasi donim të jepnim më shumë nga vetja.

E dinim që do të ishte e vështirë kundër Veronës, pasi ata kanë një stil loje të ngjashëm me tonin. Ne ishim përgatitur mirë dhe ia dolëm të fitojmë. Kemi një dëshirë të madhe për të bërë mirë, çdo vit e rrisim nga një marsh në fundin e sezonit“, e mbylli fjalën e tij mbrojtësi 28 vjeçar.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Gafa e Barcelonës, bleu Dembele në vend të…

Delo.autor

TRANSFERTAT KTHEHEN NË MAKTH/ Arsenali mposhtet në derbin e Londrës

Delo.autor

Juventusi hidhet në sulm për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment