Gossip Sport

Yjet e Chelseas me veshje surprizuese në ditëlindjen e David Luizit

Futbollistët e Chelseas janë paraqitur me veshje interesante në ditëlindjen e David Luiz mbrëmjen e djeshme. Secili prej tyre, kishte veshur një kostum që ngjasonin me personazhe të përrallave, historike apo të filmave. Willian ishte veshur sikur faraon, Asmir Begovic si futbollisti amerikan Tom Brady dhe John Terry si Honey Monster.

Pasi siguruan kualifikimin për në finalen e FA Cup ndaj Manchester United, londinezët kanë përfituar nga koha e lirë për t’u argëtuar në 31-vjetorin e lindjes së shokut të tyre. Të gjithë ishin shoqëruar nga partneret e tyre dhe fëmijët, të cilat gjithashtu i ishin përshtatur festës me një veshje interesante.

Cesc Fabregas, ishte një nga personazhet që pikasi më shumë në mbrëmjen e djeshme, për shkak të kostumit që mbante veshur. Mesfushori spanjoll ishte i shoqëruar me dy patriotët e tij, Pedro dhe Marcos Asensio. 31-vjeçari ishte i veshur si një nga personazhet e “shkollës së vjetër” që dilnin në disko, ndërsa Pedro erdhi si Harley Quinn së bashku e Alonson si Batman.

Portieri Willy Cabellero zgjodhi një kostum të thjeshtë, me një paruke të vendosur në kokë, ndërsa Andreas Christensen si gangster dhe Eden Hazard, si një grabitës bankash.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Gladbach-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

Juventus, pranë firmës me mesfushorin e Arsenalit

Sadik.Autor

REZULTATET KATASTROFALE/ Drejtuesit e REALIT projektojnë pasuesin e Lopeteguit

Isa.Autor

Leave a Comment