Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Tottenham mposht Aston Villa-n falë dyshes Vinicius-Kane, Championsi duket më afër

Tottenham ka marrë një fitore jetike mbrëmjen e sotme, pasi ka mposhtur me shifrat 0-2 Aston Villën në transfertë. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho hodhi pas krahëve eliminimin e turpshëm ndaj Dinamo Zagreb në Europa League dhe mori 3 pikë me vlerë sot.

Heronjtë e fitores së “Gjelave” ishin Carlos Vinicius dhe Harry Kane. Fillimisht, ishte braziliani që shënoi pas një aksioni shumë të bukur, që u ndihmua edhe nga gafa e portierit Martinez.

Në pjesën e dytë Tottenham hipotekoi fitoren me anë të Kane, i cili shënoi në minutën e 67’ nga pika e bardhë e penalltisë. Deri në fund, ekipi i Mourinhos administroi mjaft mirë duke marrë 3 pikët. Tashmë, Tottenham ngjitet në vendin e gjashtë me 48 pikë, 3 më pak se Chelsea i vendit të katërt, që është një pozicion që të çon në UEFA Champions League.

Related posts

MJEKËT E PRISNIN NË TORINO/ Ronaldo “zbarkon” në Barcelonë për të promovuar…

F.autor

VIDEO/ Shaqiri ‘fluturoi’ duke gjuajtur me rafishatë, çfarë spektakli!

Q.Autor

ZHGËNJEN NË MIQËSORE/ Tirana e mbyll me humbje fazën përgatitore

Delo.autor

Leave a Comment