Futboll Seria A Sport

U RIKTHYE NGA DËMTIMI PAS 3 MUAJSH/ Bennacer: Me Ibrën do të fitojmë shpesh, na presin 10 finale

Ismael Bennacer ka kaluar dëmtimin e tij, që e mbajti larg fushave për rreth 3 muaj. Pas ndeshjes me Fiorentinën, algjeriani ka dhënë një deklaratë të shkurtër për “Sky”. Mesfushori ka bërë thirrje për përqendrim, teksa sqaroi se synimet e kuqezinjve shkojnë përtej pritshmërive të skeptikëve të cilët në javët e fundit e kanë nxjerrë Milanin nga lufta e titullit.

“Pas eliminimit ndaj Mançesterit ishim shumë të mërzitur. Këto ditë kanë qenë të vështira, ndaj kishte shumë rëndësi qe të jepnim një përgjigje në fushë. Personalisht nuk jam ende 100% të formës. Ndaj Fiores punuam mirë në të dyja fazat dhe rigjetëm Ibrën që është një pikë referimi. Do të mundohemi që deri në fund të sezonit të fitojmë sa më tepër ndeshje sepse na presin 10 finale”, sqaroi algjeriani.

Related posts

ULTIMATUMI I TIFOZAVE TË INTERIT/ Ose fitore me Empolin, ose luftë

F.autor

TËRMETI/ Kitanoovski nuk pranon të kthehet tek Kukësi: Mbajini dhe pagën nuk kthehem më!

Delo.autor

Më të mirët pa kontratë/ Ja 11-shja e lojtarëve që do “çmendin” klubet vitin e ardhshëm

Isa.Autor

Leave a Comment