Futboll Premier League Sport

SITUATË E NXEHTË TEK LIVERPOOL/ Mbrojtësi Van Dijk përplaset me trajnerin Klopp, ja arsyeja…

Virxhil Van Dajk dhe Xho Gomez pritet të jenë tema të nxehta mes Liverpulit dhe kombëtareve të Holandës dhe Anglisë këtë verë.

Pak ditë pasi trajneri Jyrgen Klop tha se nuk e sheh të mundur që dy qendërmbrojtësit e tij të jenë në gjendje të rikthehen për finalet e Euro 2020 pas dëmtimeve të tyre të rënda në gju, nga lideri i mbrojtjes së tij duket se ka pasur rezistencë. Van Dajk, i cili këputi ligamentet e gjurit në derbin me Evertonin në tetor, ka nisur tashmë stërvitjen në palestër dhe nuk do të dorëzohet për Europianin.

Sipas “Mirror”-it, holandezi është përplasur edhe me trajnerin Klop, i cili nuk do që ta rrezikojë mbrojtësin e tij më të mirë përpara nisjes së sezonit të ri.

Related posts

A do të përdoret VAR-i në Botërorin e Rusisë? Presidenti i FIFA-s jep këtë përgjigje

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Pochettino pranë stolit të skuadrës madrilene…

Delo.autor

“E VËRTETA E MADHE ËSHTË KJO”/ Del Piero tregon pse nuk punon sot tek Juventus si Maldini tek Milani

Delo.autor

Leave a Comment