Futboll

Levante publikon listën e lojtarëve për ndeshjen e radhës, Sadiku… (FOTO)

Armando Sadiku debutoi me Levanten në një miqësore kundër rusëve të UFA, ndeshje që përfundoi në barazim 1-1 dhe sulmuesi i kombëtares asistoi në golin e realizuar nga skuadra e tij. Spanjollët luajnë nesër në shtëpi kundër Real Betis dhe synojnë tre pikët, pasi realisht janë në rrezik për të rënë nga La Liga. Trajneri Munez i Leventa-s për këtë takim ka grumbulluar edhe Sadikun, që gjë pritej në fakt.

Sulmuesi 26-vjeçar fillimisht kur mbërriti në Spanjë ende nuk kishte ritmin e shokëve të skuadrës dhe fillimisht punoi i diferencuar, ndërkohë që më pas pati edhe një problem në gju. Rikuperimi i tij u krye me sukses dhe u provua në miqësoren me rusët, duke marrë edhe elozhet e para. Tani është grumbulluar për ndeshjen me Betis, gjë që është bërë e ditur nga Levante, që ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.

 

Related posts

POLEMIKAT PËR ÇËSHTJEN “HYSAJ”/ Presidenti Duka: Disa tifozë kanë humbur logjikën, është absurde

Delo.autor

“JENI KA*DERRA TË GJITHË”/ Shikoni çfarë bëjnë lojtarët e Bylist pas triumfit ndaj “Shkodranëve” (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ I mjaftojnë 9 minuta Belgjikës, Lukaku shkund rrjetën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment