Futboll

Ndërroi agjentin për t’u transferuar në Madrid? Reagon Lewandowski

Lewandowski ka përsëritur se është i interesuar vetëm për Bayern Munichun dhe se nuk po mendon për spekulimet që e lidhin me Madridin.
Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ndërroi ditë më parë agjentin, çka shtyri mediat gjermane dhe spanjolle të spekulojnë se kjo lëvizje mund të ketë qenë për t’iu afruar edhe më shumë Real Madridit, diçka që e ka hedhur tani poshtë vet 29 vjeçari.

“Jo, kjo (ndryshimi i agjentit) nuk ka të bëjë me spekulimet”, u shpreh Lewa.

“Nuk kam dëgjuar asgjë nga Real Madridi. Nuk e di nëse edhe agjenti ka pasur kontakte, kështu që njerëzit mund të shkruajnë çfarë të duan, por nuk më intereson mua”, shtoi Lewandowski.

Lewa iu bashkua Bayernit në vitin 2014 ku ka bërë 181 paraqitje dhe ka realizuar 139 gola.

Related posts

HEROI I GJERMANISË NË KUPËN E BOTËS/ Goetze pranon gabimin e madh: S’duhej të kthehesha te Dortmund

Delo.autor

Akuza për riciklimin e parave të mafias, Gatuzo ngre supet

Isa.Autor

TUCHEL zbulon SEKRETIN e NEYMAR: Ai shfaqet i plotë si LIDER vetëm kur…

Isa.Autor

Leave a Comment