Bundesliga Futboll Sport

“ISHA SHUMË I ACARUAR NË FUND TË NDESHJES”/ Haaland: Ja pse reagova ashtu pas barazimit ndaj Koln

Nuk e kemi parë shpesh Erling Braut Haaland të humbasë toruan, por ja që ndodhi në fundjavën që lamë pas. Norvegjezi ishte i acaruar në maksimum pas barazimit 2-2 të Dortmund ndaj Koln, ku sulmuesi shënoi të dy golat e ekipit të tij, por që nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren.

Në lidhje me reagimin e keq të Haaland pas përfundimit të ndeshjes, ku u pa shumë me nerva t’i drejtohej tunelit të dhomave të zhveshjes, ka folur vetë sulmuesi, i cili ka kërkuar edhe falje për atë që ndodhi.

“Isha jashtëzakonisht i acaruar në fund të ndeshjes. Pata një reagim shumë të gabuar, ku hodha edhe fanellën me shumë nerva tek ai që ma kërkoi. Kërkoj falje për atë që ndodhi. Nuk munda t’i kontrolloja nervat e mia pas fundit të ndeshjes sepse isha vërtet i mërzitur”, u shpreh Haaland.

Related posts

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Dinamo-Tirana. Rezultati 2-0

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi bën goditjen e dytë në merkato, firmos Marko Van Basten

Delo.autor

KUJDESET PËR LOOK-UN E TIJ/ Mesfushori Pjanic lë pas zërat e merkatos, vendos të… mbjellë flokët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment