Futboll Sport

SKANDALI/ Akuzat për lidhje me krimin e organizuar, jep dorëheqjen presidenti i Federatës së Futbollit…

Slavisa Kokeza ka dhënë dorëheqjen si president i Federatës së Futbollit të Serbisë, pasi hetimeve që kanë nisur ndaj për lidhje me huliganët serbë të futbollit, të cilët u arrestuan së fundmi dhe akuzohen për vrasje, rrëmbim dhe trafik droge.

Pas hetimeve që kanë nisur për të, Kokeza ka vendosur të japë dorëheqjen ditën e sotme, duke thënë se po fyhet figura e tij. Ai ishte në krye të federatës serbe që nga viti 2016.

Kokeza ishte marrë në pyetje nga policia serbe për lidhjet e tij me krerët e grupit të tifozëve të Partizanit të Beogradit, të cilët u arrestuan në shkurt për krim të organizuar.

Huliganët e Partizanit të Beogradit akuzohen për vrasjen e anëtarëve të grupeve rivale, përfshirë heqjen e kokave dhe torturimin e tyre në një bunker të veçantë në stadiumin e Partizanit në kryeqytetin serb.

Related posts

REZULTAT BEFASUES/ Real Madrid – Milan, shënohet goli i tretë (VIDEO)

Isa.Autor

Prapaskena/ PSG i bën ‘puçin’ Cavanit, gati oferta për Sanchez

Q.Autor

“NJË MEDALJE ARI DHE DY ARGJENDI”! Peshëngritësi Çalja: Në dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në…

Delo.autor

Leave a Comment