Futboll Sport

RONALDO IDHULL I SUPER TALENTIT TË ATLETICOS/ Jao Felix: Ai është një kapiten i shkëlqyeshëm sepse…

Cristiano Ronaldo është një pikë referimi për Joao Felix, talenti 21-vjeçar portugez i Atletico Madrid, shok i ekipit të asit të Juventusit:

“Ai është një kapiten i shkëlqyeshëm – thotë Joao Felix në një intervistë për Ëorld Soçer – ai është një shembull për të gjithë anëtarët e ekipit.

Jo vetëm për atë që ata kanë arritur tashmë, por për gjithçka që ende dëshiron të fitojnë. Ronaldo është një ndikim i madh për mua dhe për ekipin”

Këshillat e Ronaldos për Joao Felix

Sulmuesi i Atletico shpjegon rëndësinë e Ronaldos në dhomën e zhveshjes: “Ai nuk pret më shumë nga të tjerët sesa kërkon nga vetja.

Ai ka fituar gjithçka, por gjithsesi kërkon shumë nga vetja. Ai është një kapiten i shkëlqyeshëm, i gatshëm për të dhënë këshilla. Para një ndeshje në Nations League më tha: ruaj qetësinë dhe shijo lojën”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Napoli ofertë 50 milionë euro për Icardin, vjen përgjigja e Marottës

Delo.autor

PORTUGALI-ZVICËR/ Penallti me VAR, ylli i Milanit ndryshon rezultatin (VIDEO)

Delo.autor

VIJON KRIZA E THELLË/ 11 ndeshje pa fitore, Schalke me një këmbë në Bundesliga 2

Delo.autor

Leave a Comment