Bundesliga Futboll Sport

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN E TIFOZËVE NË STADIUM/ Kryetari i Bashkisë së Leipzig: Gjithçka që thuhet është thjesht një…

Kohët e fundit në Gjermani ka rinisur të përflitet për rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit, normalisht për vetëm një pjesë të kapacitetit. Ndeshja që mund të sillte risinë ishte ajo mes Leipzig dhe Bayern Munchen.

Gjithsesi, duket se gjithçka ka qenë një iluzion dhe këtë gjë e thotë Kryetari i Bashkisë së Leipzig. Burkhard Jung ka folur për mediat në lidhje me lajmet që kanë dalë për rikthimin e tifozëve dhe është shprehur se për momentin kjo gjë është e pamundur.

“Për momentin ideja e rikthimit të tifozëve në stadiume është e pamundur, qoftë edhe për një pjesë të kapacitetit. Gjithçka që thuhet është thjesht një iluzion, nuk mund t’i hapim stadiumet për momentin”, ka përfunduar Burkhard Jung.

Related posts

Conte: Është shumë e vështirë për t’u kuptuar

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Nuk bën pjesë në planet e Koeman, mesfushori Pjanic drejt transferimit tek klubi i madh…

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Everton. Rezultati 3-3

Delo.autor

Leave a Comment