Futboll Sport

TRONDITI JUVENTUSIN NË TORINO/ Interi hedh “grepat” për futbollistin argjentinas

Goli i tij të dielën në “Allianz Stadium” ngriu tifozët juventinë dhe bëri të festonin ata interistë.

Benevento
Adolfo Gaish ka shkruar një pjesë të këtij kampionati dhe ndodhet prej kohësh në listën e dëshirave të Interit.

Pablo Karo, menaxheri i sulmuesit, ka zbuluar ëndrrat e klientit të tij për “fcinternews.it”.

“A mund të jetë goli i titullit për Interin? Ai e di që është një gol i rëndësishëm, se çfarë nënkupton Juventusi për futbollin italian. Dhe fakti që u shënoi bardhezinjve është diçka që do të mbetet.

Ka pasur interesime nga Interi, Milani dhe Juventusi, që normalisht ia kanë bërë qejfin.

Megjithatë, sot është i lumtur te Benevento. Shpresojmë të ketë një të ardhme të jashtëzakonshme në Serinë A, si Batistuta
te Fiorentina, Krespo te Parma dhe Interi.

Tani duhet të përmirësohet, të shikojmë se
çfarë do të ndodhë me shpresën që një ditë të shkojë në një skuadër të madhe si Interi, Milani, Juventusi, Roma…”

Related posts

Griezmann I IRRITUAR/ S’kam asgjë më pak se MESSI e RONALDO, dua që një ditë…

Isa.Autor

NDESHJET E NËNTORIT/ Reja publikon listën, rikthime të rëndësishme në Kombëtare

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Tirana shpallet zyrtarisht kampione, fiton titullin e 25-të pas 11 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment