Futboll Premier League Sport

ISHTE PROTAGONIST NË HUMBJEN E ARSENALIT/ Ozil “irritohet” duke hedhur xhupin në drejtim të… (VIDEO)

Mesut Ozil ishte protagonist i një tjetër pasdite torturuese me fanellën e Arsenal, me Topçinjtë që u mposhtën 1-0 nga Everton.

Ozil që këtë sezon e ka bërë rrugë hyrjen dhe daljen nga formacioni i Unai Emery në mënyrë të vazhdueshme, ishte titullar këtë të dielë në “Goodison Park”.

Në fakt Arsenal dështoi në misionin për të impresionuar, pasi u ndëshkua nga goli i Phil Jagielka vetëm 10 minuta pas fillimit të ndeshjes, ndërsa Ozil u zëvendësua nga Alex Iwobi pas 74 minuta lojë.

Tensioni mbizotëroi mes trajnerit të Arsenal, Emery dhe atij të Everton, Marco Silva në përfundim, dhe Ozil vendosi të kontribuonte në sherr duke u bërë protagonist edhe nga pankina.

Gjermani hodhi xhupin e tij në drejtim të dy trajnerëve të nervozuar në mes të konfliktit, si në kërkim për të goditur njërin prej tyre, edhe pse për konflitet e shumta që ka patur gjatë të gjithë sezonit me trajnerin e tij, nuk do të ishte çudi që shënjestra e Ozil të ishte pikërisht Emery.

Related posts

Partizani dëshironte ta mbante/ Cetkoviç në formacionin e vitit në Mal të Zi

Sadik.Autor

NËSHKRIMET TEK ARSENAL/ Fantazisti kërkon 200 përqind rritje rroge për të qëndruar

Isa.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ AEL anulon stërvitjen, “arma e fshehtë” i kthehet kundër në Shkodër

Delo.autor

Leave a Comment