Futboll Seria A Sport

KLUBI I SERIA NË KRIZË/ Trajneri jep dorëheqjen pas rezultateve negative. Ja kush e zëvendëson…

Fiorentina në kaos! Humbja ndaj Milanit ka shkaktuar tërmet tek vjollcët, teksa trajneri Prandelli, i cili mori drejtimin e skuadrës më 9 nëntor, ka vendosur të dorëzojë çelësat e stolit.

63-vjecari e drejtoi ekipin në 23 ndeshje, duke fituar vetëm 6 takime, përfshi këtu edhe Kupën e Italisë, teksa regjistroi edhe 6 barazime e plot 11 humbje.

3 humbjet në 5 ndeshjet e fundit dhe pozicioni i 14-të në renditje kanë bërë që zhgënjimi të jetë i madh, me trajnerin që ka vendosur të largohet. Prandelli kishte një kontratë deri në fund të këtij sezoni, teksa ka hequr dorë nga pjesa e mbetur e pagesës së tij prej 4 milion eurosh.

Drejtuesit e Fiorentinës nuk kanë vonuar për të gjetur zëvendësuesin e Prandelit, duke riemëruar pikërisht atë që u shkarkua në nëntor nga stoli i ekipit toskan, Xhuzepe Iakinin.

Related posts

PRAPASKENA/ Barcelona e rrëmbeu në ajër, por trajneri ishte kundër Malcom

Isa.Autor

MBI NUMRIN E PAKËT TË TIFOZËVE NDAJ LEIPZIG/ Guardiola: Nuk kërkoj falje. Jam gati të tërhiqem nëse nuk…

Delo.autor

Gianluca Vialli; Conte po pret me padurim të largohet nga Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment