Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter projekton goditjen e madhe, kërkon sulmuesin e Liverpool…

Interi ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe drejtuesit e klubin dëshirojnë të përforcojnë repartin e sulmit. Romelu Lukaku nuk ka një zëvendësues fiks dhe pikërisht këtë synojnë te klubi nga “San Siro”.

Sipas “Calciomercato.com”, objektivi kryesor për sulmin është Divock Origi. Sulmuesi i Liverpool kërkon të ndërrojë ambient dhe ideja për të kaluar në Itali e tërheq. Belgu ka dhe 3 vite të mbetura në kontratë me “The Reds”.

Interi kërkon ta huazojë me të drejtë blerjeje Origin, kartoni i të cilit vlen rreth 18-20 milionë euro. Belgu është pjesë e Liverpool që nga viti 2014, kohë kur u mor nga Lille për gati 13 milionë euro. Gjithashtu, Origi ka qenë edhe 2 herë i huazuar te Lille dhe Wolfsburg.

Related posts

SUPERIORJA SPEKTAKOLARE/ Kjo javë ishte e mbushur me gola fantastikë… (VIDEO)

Delo.autor

“Tradhëtoi” PSG-në/ Motta sugjeron zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

SURPRIZË E VEÇANTË/ Futbollisti i Atleticos i propozon partneres për martesë në “Wanda Metropolitano” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment