Bundesliga Futboll Sport

ANALIZA/ Bayern Munich, një makineri perfekte që mundi edhe… teknologjinë

Bajerni i Mynihut ishte në fund sërish kampion i Bundesligës. Ishte titulli i nëntë radhazi dhe i 31-ti në historinë e klubit. Bavarezët fituan me meritë dhe këtë e tregojnë edhe statistikat në fushën e lojës.

GOLAT

92 gola në 32 ndeshje janë një shifër e madhe në kampionatin gjerman, edhe pse jo për Bajernin. Sipas “xgoals”, bavarezët do të shënonin të paktën 66 herë në këtë sezon, por parashikimet e faqes që merret me përllogaritjen statistikore, dolën të pavërteta pasi skuadra e Hansi Flikut shënoi 25 gola më shumë. Bavarezët ishin shumë efikasë para portës duke treguar së mund të shënojnë nga kudo dhe sido. Kualiteti në sulm ka bërë që kampionët të mos kenë asnjë vështirësi në zonë duke gjetur lehtësisht edhe rrugën e rrjetës, edhe pse një meritë të madhe në këtë arritje ka pa dyshim sulmuesi që kryeson listën e golashënuesve, Robert Levandovski.

39 golat e shënuar deri tani kanë thyer çdo parashikim. “Xgoals” parashikoi vetëm 24,5 gola për polakun. Ai është i pari lojtar që iu afrua me vetëm një gol, dy ndeshje para fundit të kampionatit, rekordit të Gerd Mylerit. 40 gola në sezon ish-sulmuesi legjendar i Bajernit i arriti në sezonin 1970-‘71. Askush nuk mendonte dhe besonte që do të vinte një ditë kur ai rekord do të mund të arrihej. Në fundjavë, Levës do t’i mjaftonin vetëm dy gola për të hyrë në histori dhe për të vendosur një rekord që do të duheshin dekada për t’u thyer.

KIMISH-MYLER, SEKRETE TË FSHEHURA

Levandovski nuk mjafton për të arritur te titulli kampion. Polaku nuk do të ishte askushi dhe pa dyshim nuk do të shënonte 39 gola, nëse nuk do të ishte për shokët e tij të skuadrës. Vetë lojtari është shprehur vazhdimisht se ndihmohet shumë nga kolegët e tij për të gjetur rrugën e rrjetës. Tomas Myler dhe Joshua Kimish janë dy prej tyre. Myler mban vendin e parë me 17 asiste, ndërsa Kimish e ndjek me 10 asiste duke u renditur në vendin e pestë. Kimish dhe Myler janë dy lojtarë, të cilëve u është bërë më shumë presing. Kjo, pasi të dy kanë qenë më shumë në kontakt me topin duke qenë edhe pika e lidhjes mes reparteve.

SHPEJTËSI

Teksa Kimish dhe Myler kanë qenë regjisorët në mesin e fushës, krahët kanë qenë ato reparte që kanë prodhuar efikasitetin në skuadër. Alfonso Dejvis është lojtari që ka vrapuar më shpejt te bavarezët. Pas tij vijnë Kingslei Koman dhe Leroi Sane. Flik ka pasur një skuadër “turbo” duke mos u lënë asnjë shans kundërshtarëve për të sulmuar nga krahët.

MAKINERI PERFEKTE

Të gjesh pika të dobëta te skuadra e Bajernit është e vështirë, edhe pse jo e pamundur. Në këto dy vite ku trajner ishte Hansi Flik, skuadra gjermane pësoi një revolucion në lojën e saj. Nga porta dhe deri te sulmi, bavarezët ishin një trup i vetëm, një makineri perfekte, e cila nëse punonte në maksimumin e saj, ishte e pandalshme. Kështu ndodhi edhe në vitin e fundit, në titullin e nëntë për Bajernin. Ylli i pestë në fanellë është më se i merituar për kampionët.

Related posts

KUALIFIKIMI NË FINALE TË “EURO 2020″/ Trajneri Southgate: Nuk e pashë penalltinë, tek Italia më tremb…

Delo.autor

PO QENDRON NË STOLIN REZERVË/ Ja si yjet e Liverpoolit “trullosin” Shaqirin (VIDEO)

Delo.autor

Probleme për Barcelonën/ Skuadra spanjolle humbet 2 lojtarët kryesor

Sadik.Autor

Leave a Comment