Futboll Sport

“THUMBON” MILAN-IN/ Andre Silva: Një eksperiencë që më ka vënë në një situatë të vështirë, por …

Andre Silva nuk e ka harruar periudhën e komplikuar të kaluar te Milan-i, ku golat kanë ardhur me pikatore dhe ndeshjet e luajtura numëroheshin me gishtat e një dore.

Sulmuesi aktual i Eintracht Francfurt ka folur për Transfermarkt, duke mos i shmangur thumbimet për klubin milanez:

“Mendoj se mund të them se kam bërë hapin e duhur. Me përjashtim të faktit se më është dashur të ndryshoj përsëri gjithçka: skuadra, stafi, gjuha, ambienti, gjithçka”, ka thënë Silva.

“Një eksperiencë që më ka vënë përsëri në një situatë të vështirë, por që edhe më ka ndihmuar të rritem, edhe më shumë se më parë”.

“Kur je i ri dhe i vetëm në një botë të re, pa dikë që të të ndihmojë ose që të të japë informacionet e duhura, nuk është e lehtë. Secili bën rrugën e tij. Kam gjetur shumë pengesa, por ndihem më i qetë dhe është falë kësaj që mund të tregoj se si jam i gatuar”.

Related posts

Ramos: Një nga momentet më të vështirë të jetës sime

Sadik.Autor

Senegali i dërgon letër FIFA-s: Nuk dënohet skuadra prej kartonëve, Japonia luajti pisët

Isa.Autor

LIVE/ Starton Derbi i Italisë Inter-Juventus

Delo.autor

Leave a Comment