Futboll Sport

SFIDA MIQËSORE NDAJ JORDANISË/ Gliha me “dorë të hekurt”: E njoh Kosovën pasi kam bërë ushtrinë këtu

Trajneri i Kosovës, Primozh Gliha në konferencën për shtyp në prag të miqësores me Jordaninë foli për gjendjen aktuale të dardanëve, dhe u shpreh se njihte mjaft mirë ambientin në Kosovë, pasi më herët kishte bërë ushtrinë dhe kishte shumë miq.

“E njoh mirë Kosovën sepse këtu kam bërë ushtrinë. Kam shumë miq këtu dhe e kam ndjekur rregullisht edhe përfaqësuesen e Kosovës. Për mendimin tim ekipi është shumë i mirë, por problemi është se e respekton kundërshtarin më shumë sesa duhet dhe nëse ndryshojmë këtë, atëherë me siguri që do të bëjmë më mirë.

Miqësorja: Për mua nuk ka ndeshje miqësore, pasi çdo sfidë është e rëndësishme. E them këtë sepse çdo fitore e ngre moralin e ekipit. Ndeshja me Jordaninë duhet ta kërkojmë fitoren dhe të ngremë moralin e ekipit dhe kjo është mënyra e vetme për të ardhur te rezultatet e mira.

Mungesat: Mungesat e lojtarëve nuk do t’i kompensojmë, por ky është një rast për lojtarët tjerë që ta shfrytëzojnë. Disa prej lojtarëve kanë kërkuar të lirohen dhe kjo në aspektin human është e rëndësishme për karrierën e tyre në klube, kështu që kemi pasur mirëkuptim.

E ardhmja: Pyetja se a do të qëndrojë më gjatë është për presidentin, por edhe varet prej dy ndeshjeve. Por, synimi është që ta ndryshojë situatën te Kosova që është shumë e rëndësishme. Dua të bëjë ndryshim në aspektin e mentalitetit të ekipit. Do të provojmë të bëjmë më të mirë, të kemi rezultate të mira të mundshme dhe të marrim fitore. Nëse nuk jemi së bashku për këtë qëllim, atëherë cili është qëllimi i këtij grumbullimi”, deklaroi Gliha.

Related posts

Transferimi te Chelsea, këto janë fjalët e para të Olivier Giroud

Q.Autor

REKORDI HISTORIK I “PLESHTIT”/ Eto’o bën akuza të rënda: Ai e fitoi “Topin e Artë” për shkak të…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Laçi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment