Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, ja kur luhet ndeshja Inter-Sasuolo

Tashmë është zyrtare, Inter-Sasuolo do të rikuperohet më 7 prill, duke filluar nga ora 18:45. Ndeshja do të luhet në të njejtin orar me Juventus-Napoli, në mënyrë që të mos ketë përplasje me Ligën e Kampioneve.

Pra, në rinisje pas pauzës, Interi do të luajë 3 ndeshje çdo 8 ditë. Mund të shtyhej edhe për më 14 prill, por do të nënkuptonte zhvillimin çdo tri ditë përpara transfertës në Napoli. Me rikthimin nga pauza, për zikaltrit parashikohet një “tur force” që, përfshirë rikuperimin kundër Sasuolos, do të parashikojë plot 6 ndeshje çdo 23 ditë.

Duke nisur nga sfida e së shtunës, 3 prill, ndaj Bolonjës (ora 20:45 në “Dall’Ara”), ku sipas informacioneve aktuale në radhët e kuqebluve do të mungojë Rodrigo Palasio.

Related posts

ISHTE PRANË VDEKJES PAS GODITJES NGA NJË MAKINË/ CR7 e dërgon macen e tij me avion në Spanjë për ta shëruar

Delo.autor

BASKETBOLL/ Barcelona dominon Euroleague, triumfojnë edhe Real Madrid e Milano

Delo.autor

“URIME…”/ Ronaldo dhe Messi “armiq të betuar”, Georgina bën veprimin E PAPRITUR

Delo.autor

Leave a Comment