Futboll Seria A Sport

PËRFORCIME NË EKIP/ Pioli kërkon një sulmues në skemë, Maldini e gjen në Serie A tek klubi…

Milani po “studion” tregun për merkaton e verës. Në pritje të rinovimit të Donarumës apo Ibrahimoviçit, drejtuesit kuqezi kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën në repartin e avancuar.

Sipas mediave italiane, klubi nga “Milanello” ka gati planin për t’i shkëputur Bolonjës, Rikardo Orsolinin, i cili është i lidhur me skuadrën e drejtuar nga Simisha Mihajloviç deri në qershor të vitit 2022. Për t’ia rrëmbyer 24-vjeçarin klubit emilian, “Djalli” është gati të shpenzojë 18 deri në 20 milionë euro.

Edhe në këtë situatë, drejtori Maldini ka një plan rezervë. Prej kohësh ai është Florian Tovë që në fund të sezonit i përfundon edhe kontrata me Olimpikun e Marsejës. Në moshën 29-vjeçare, francezi ka rastin e artë në karrierë për të bërë hovin cilësor, teksa në favor ka edhe faktin që Milanit nuk do t’i duhej të shpenzonte për ta blerë pasi do të afrohej si lojtar i lirë.

Related posts

“Dhatë një medalje për SISTEMIN”/ Erion Braçe shpërthen kundër Presidentit Ilir Meta

Sadik.Autor

POLONI-HOLANDË/ Mesfushori Jozëiak zhbllokon sfidën ndaj holandezëve me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

NJË DITË NDRYSHE NË ANTALIA/ Shikoni çfarë bëjnë futbollistët e Partizanit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment