Futboll Seria A Sport

FUTBOLL DHE KARATE/ Djemtë e bomberit Ibrahimovic “refuzojnë” mbiemrin

Kur ishte i ri Zlatan Ibrahimoviç deklaronte se donte tetë fëmijë. Thuajse dy dekada më pas e gjen veten baba i dy djemve, të cilët janë rritur mes Milanos, Parisit, Los Anxhelosit dhe Stokholmit.

Kur sulmuesi pranoi Milanin, familja qëndroi në Suedi pa kryefamiljarin që duhej të qëndronte kuqezi vetëm pak muaj. Kontra e tij u zgjat me një vit, por bashkëshortja Helena dhe djemtë Maksimilian (15 vjeç) dhe Vinsent (13) vazhdojnë të jetojnë në një nga lagjet më të kamura të kryeqytetit suedez, në atë kishë të cilën Ibra e ka shndërruar në rezidencë luksi. Djemtë, me të cilët sulmuesi është tmerrësisht i lidhur, përveç shkollës luajnë edhe futboll, pa hequr dorë nga pasioni i babait të tyre, tekuandoja.

Maksimilian ka fituar edhe një turne në këtë sport, teksa vëllai i vogël nuk ka shkuar përtej vendit të tretë. Ata kanë zgjedhur të mbajnë mbiemrin e mamasë së tyre, Seger, që në suedisht do të thotë fitore. Studimi dhe shkolla mbeten primare, pavarësisht se kohët e fundit Maksimiliani është zgjedhur së bashku me 82 djem të tjerë për të qenë pjesë e përzgjedhjes, e cila më pas do të vendosë se cilët do të jenë pjesëtarët e ekipit që do të përfaqësojë në rang kombëtar rajonin e Stokholmit.

Related posts

MERKATO E JANARIT/Presidenti i PSG Al-Khelaifi takohet me menaxherin e Isco

Delo.autor

Giro d’Italia/ Fitore historike e Richard Carapaz në etapën e tetë

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare: Bayern – Werder

Q.Autor

Leave a Comment