Futboll Seria A Sport

VATËR INFEKTIMESH TEK “ZIKALTËRIT”/ Katër lojtarë të prekur me koronavirus, ja situata tek Interi…

Asnjë risi nga tamponët dhe ky përbën që tani një lajm të mirë për Interin. Nuk i janë shtuar, pra, raste të reja pozitive D’Ambrozios, Handanoviçit, Vesinos dhe De Vrajit, të prekur javën e kaluar (kur Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit të Milanos, për të treguar kujdes, bllokoi aktivitetin sportiv për pesë ditë, duke shtyrë ndeshjen me Sasuolon) dhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit.

Antonio Konte dhe lojtarët e mbetur në Milano, përtej atyre të larguar me kombëtaret dhe Lautaros, Vidalit e Sançezit të cilët nuk kanë udhëtuar për shkak të shtyrjes së ndeshjeve të grupit të Amerikës së Jugut, mund të përgatiten kështu të stërviten mirë dhe të përgatisin rinisjen e kampionatit, me transfertën e Bolonjës të programuar për të shtunën 3 prill.

Pas kësaj do të luhet ndeshja e shtyrë me Sasuolon (të mërkurën 7 prill, në orën 18:45), Inter-Kaljari (më 11 prill, 12:30), Napoli-Inter (18 prill, 20:45), Specia-Inter (21 prill, 20:45) dhe Inter-Verona (25 prill, 15:00), për të mbyllur ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Related posts

CHAMPIONS/ Sulmuesi Morata zhbllokon sfidën Ferencvaros dhe bën një dedikim (VIDEO)

Delo.autor

NGA DONNARUMMA TEK RONALDO/ Në Serinë A zgjedhin më të mirët e sezonit 2020-2021

Delo.autor

SFIDA NDAJ INTER NË CHAMPIONS/ “Los Blancos” humb kapitenin Ramos, rikthehet në stërvitje ylli…

Delo.autor

Leave a Comment