Futboll Sport

IMPAKT POZITIV ME INTERIN/ Klubi i madh i Premier Ligës në ndjekje të Lukakut

Ka realizuar 59 gola në 85 sfida totale me Interin në këto dy sezone, dhe menjëherë Romelu Lukaku ka qenë protagonist me zikaltërit ku dhe shumë klube të tjera europiane i kanë vendosur syrin.

Sipas asaj që raporton britanikja “The Telegraph”, në orët e fundit pas bomberit belg është vendosur edhe klubi i Çelsit, ku më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre, ekzaktësisht në vitin 2012 ku u transferua nga Anderlekti në drejtim të bluve të Londrës.

Klubi i Roman Abramoviç alternativë të parë ka sulmuesin norvegjez të Borusias së Dortumundit, Erling Haland, por nëse tratativa nuk do të shkojë si duhet atëherë opsioni “B” është pikërisht Romelu Lukaku i cili ka patur një impakt tepër pozitiv me Interin por mbi të gjitha edhe me Serinë A italiane.

Related posts

Zbulohet “pakti sekret” mes Juves dhe Allegrit

Sadik.Autor

Arsenali interesohet për mbrojtësin e Juventusit

Sadik.Autor

“KJO FITORE ISHTE E RËNDËSISHME”/ Ylli Lukaku: Ndaj Juventus do të jetë një ndeshje taktike, ne jemi gati dhe…

Delo.autor

Leave a Comment