Futboll Premier League Sport

13 GOLA NË 34 NDESHJE/ Po shkëlqen me Arsenal, skuadrat e mëdha europiane pas sulmuesit të njohur…

Në skadencë kontrate me Arsenalin në qershorin e vitit 2022, Aleksandër Lakazet mund të bëhet një nga sulmuesit më të kërkuar në merkaton verore.

Në fakt Arsenali duhet të vendosë  nëse duhet t’i bëjë një ofertë rinovimi sulmuesit të njohur apo të shohë ofertat në drejtim të tij.

Sipas asaj që raporton “ESPN”, në listën për të bërë për vete francezin janë klubet më të mëdha europiane si Roma, Atletiko Madrid dhe Sevilja.

Lakazet në këtë sezon me “topçinjtë” e Londrës është aktivizuar në total në 34 ndeshje nga ku ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 2 asist.

Related posts

PESHËNGRITJE/ Shqipëria përzgjidhet vend organizator për Europianin U-17 dhe U-23

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja e paralajmëruar: Panucci dhe djemtë “kërcënohen” nga ylli i Izraelit

Isa.Autor

Zhbllokohet ndeshja në “Selman Stermasi”, befasia ndodh në minutën e 13 -të (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment