Futboll La Liga Sport

“MERAKTO? NUK MUND TË FLASIM ENDE PËR TË ARDHMEN”/ Koeman: Messi? Është një çështje shumë e rëndësishme sepse…

Ronald Kuman thotë se nuk ka ndër mend t’i lërë pushim futbollistët më të rëndësishëm të ekipit si Lionel Mesi dhe Frenki de Jong, pavarësisht faktit se janë të lodhur dhe kanë shumë kartonë. Trajneri i katalanasve ka folur në prag të ndeshjes me Vajadolidin duke thënë se është duel shumë i sikletshëm dhe mund të jetë si kurth për ecurinë e katalanasve. Ai shprehu besim që Leo Mesi të vazhdojë të qëndrojë në skuadër edhe në të ardhmen.

MERKATO – “Nuk mund të flasim ende për të ardhmen. Vendimi për këto tema është i presidentit Laporta”. GJENDJA FIZIKE – “Lojtarët janë rikthyer me shumë alegri, interes dhe pa probleme. Disa prej tyre kanë luajtur më shumë sepse janë lojtarë të rëndësishëm për kombëtaret e tyre”.

LAPORTA – “Jemi të gjithë të përgatitur për ta përmirësuar ekipin duke ditur situatën ekonomike të klubit. Nuk është më e mira e mundshme dhe shkaktar i këtij problemi është COVID-i. Drejtuesit duhet që të bëjnë lëvizje, por për momentin jemi të fokusuar te ndeshjet. Duhet të jemi në formë në 10 javët e fundit dhe për finalen e Kupës”.

MESI – “Është një çështje shumë e rëndësishme sepse do të bëjmë gjithçka që Leo të qëndrojë edhe për disa vite në këtë klub, por për momentin duhet të jemi të fokusuar vetëm te ndeshjet. Këto janë gjëra që i zgjidh presidenti me trajnerin. Unë si trajner dhe lojtarët duhet ta përgatisim mirë ndeshjen”.

DE JONG DHE LEO – “E dimë që kanë kartonë, por nuk është momenti për të pushuar. Na mungojnë edhe 10 javë. Gjithmonë ekziston rreziku që të ndalesh dhe më e mira është të aktivizoj formacionin më të mirë të mundshëm”.

SI KURTH – “Duhet të jemi të përgatitur dhe të mos relaksohemi. Duhet të tregojmë shumë energji dhe vrull në ndeshje. Duhet të rikthehemi në nivelin tonë dhe mund të jetë një ndeshje problematike”.

HALAND – “Këtë pushim e kemi përdorur për të pasur takime me presidentin, për të folur në lidhje me sezonin aktual dhe të ardhshmin. Kjo ndodh në klubet e mëdha. Unë nuk mund të flas për lojtarët që nuk janë të Barcelonës”

Related posts

HAALAND APO KYLIAN MBAPPE/ Kush e fiton “eliksirin” e Championsit ? (KRAHASIMI ME SHIFRA)

Delo.autor

“HODHI NË M*T TË GJITHË…”/ Kasano sulmon Murinjon: Shkatërroi përfundimisht Kumbullën

Delo.autor

Can zëvendëson Modricin?

Q.Autor

Leave a Comment