Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-ANGLI/ Të dy ekipet zbresin në fushën e “Air Albania”, shikoni çfarë ndodh para ndeshjes (FOTO+VIDEO)

Shqipëria luan ditën e sotme me Anglinë, duke filluar nga ora 18:00, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e veçantë për kombin shqiptar, pasi në vendin tonë vjen një nga kombëtaret më të mëdha në botë, siç është ajo e “tre luanëve”. Për këtë arsye, FSHF-ja i kërkoi qeverisë leje për të pasur një numër të caktuar tifozësh në stadium, por përgjigja e këtyre të fundit ishte negative, duke mos lejuar që ndeshja të luhet me tifozë.

Megjithatë, pavarësisht se e kanë të pamundur të jenë të pranishëm në  shkallët e stadiumit, tifozët e Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të bërë skuadrën të ndjejë praninë e tyre. “TKZ”, janë futur në stadium pak orë para ndeshjes dhe kanë shpalosur një banderolë në të cilën shkruhet: “Sytë dhe zemrën te ju!”

Related posts

SUPER JESUS/ Shpërthen sulmi i Manchester Cityt ndaj skuadrës së Hadergjonajt (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Napoli nuk fal, Mertens “ngrin” kampionët me… (VIDEO)

Delo.autor

NIS GRAND SLAM “US OPEN”/ Flet tenisti Roger Federer: Ekipi im është familja ime e dytë, ja objektivi…

Delo.autor

Leave a Comment