Futboll La Liga

Reali mendon për të ardhmen, objektivat janë Hazard, Courtois dhe Kane

Dy futbollistët e Chelsea-t, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois, sipas mediave angleze, janë prioritetet e Real Madridit në merkaton e verës.

Kontrata aktuale e sumuesit belg përfundon në vitin 2020, ndërsa portieri ka edhe një vit tjetër marrëveshje me Blutë e Londrës, dhe dëshiron të vendosë për të ardhmen e tij para fundit të këtij sezoni. Nga ana tjetër Los Blancos duan të presin për Harry Kane të Tottenham, që pëlqehet shumë nga drejtuesit madrilen.

Klubi londinez e konsideron të pashitshëm sulmuesin e “Tre Luanëve”, por me ofertën e duhur ekonomike, gjithçka mund të ndodhë.

Related posts

Çdo lojtar ka ulje dhe ngritje, përveç Messit dhe Ronaldos

Q.Autor

KAPITENI LEGJENDAR/ Vata: Do të jepja 20 vite që të rikthehesha dhe të luaja për kombëtaren

Isa.Autor

Champions League/ Cili është ekipi më në formë? (STATISTIKAT)

Q.Autor

Leave a Comment