Futboll Seria A Sport

SHIFRA TË “ÇMENDURA”/ Ja sa kushton një gol i shënuar nga sulmuesit kryesor në Seria A. Kryeson Ronaldo

Të flasësh për rrogat e lojtarëve vitet e fundit është një çmenduri, aq sa në Itali kanë filluar të llogarisin se sa kushton një gol i shënuar nga sulmuesit kryesore në Seria A.

Në krye të klasifikimit, qëndron ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo, goli i të cilit vlen 1 milion e 347 mijë euro. Në vend të dytë renditet shtatlarti i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, goli i të cili vlen 466 mijë euro. I treti është sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, goli i të cilit vlen 394 mijë euro. Ndërsa në vendin e fundit qëndron sulmuesi i Bolonjës, Simi, goli i të cilit vlen vetëm 46 mijë euro.

Llogaritja është bërë në bazë të rrogave që marrin lojtarët dhe golave të shënuar këtë sezon në Seria A, ku pas 28 javësh kampionat renditjen e golashënuesve e kryeson CR7 në shifrën e 23 golave, teksa ndjek sulmuesi belg i Interit, Romelu Lukaku me 19 gola të shënuar.

Related posts

AEK kampione e vendit, i jep fund dominimit të Olimpiakosit

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Pioli e telefonoi për ta bindur, Kieza: Do transferohem te…

Delo.autor

Totti reagon pas eliminimit të Romës nga Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment