Futboll

Transferimi i Sanchez-is? Mourinho: “Edhe mund të ndodhë, mund edhe të mos ndodhë”

Ende asgjë të re lidhur me transferimin e Alexis Sanchez në Manchester United, që sipas Mourinhos “edhe mund të ndodhë, mund edhe të mos ndodhë”.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, haptazi e ka pranuar se “Djajtë e Kuq” janë në bisedime me Arsenalin për transferimin e sulmuesit, Alexis Sanchez.

Por, portugezi tregoi se tani për tani, nuk ka asgjë të re lidhur me transferimin e kilianit në Old Trafford, transferim ky që edhe mund të dështojë.

“Nuk ka asgjë të re. Do të flasë me ju një ditë nëse e transferojmë për të treguar më shumë për të dhe se çfarë mund t’i ofrojë ekipit tim”, u tha Mou gazetarëve.

“Por, në këtë moment, mendoj se nuk është e arsyeshme. Ai është lojtar i Arsenalit – nuk është lojtari im. Kështu që nuk është nevoja të flasim për diçka që ndoshta mund të ndodhë e ndoshta nuk do të ndodhë”, shtoi Mourinho.

“Nuk mund të mohojmë bisedimet që kanë nisur mes klubeve, ashtu siç tha Wengeri, por tani për tani asgjë nuk është e kryer. Në këtë moment, Mkhitaryan është lojtari jonë dhe Sanchez lojtar i Arsenalit”.

Related posts

NDESHJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Grezda lë Kombëtaren, si ndryshon formacioni

Isa.Autor

“ISHTE NJË MOMENT I ERRËT”/ Fekir tregon: Agjenti më prishi transferimin te Liverpool, nxorri kot shkakun…

Delo.autor

“DRAMA E CAMP NOU”/ XAVI tregon pengun e vitit 2010: E pabesueshme si na eliminoi INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment