Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“MUND TË SHËNONIM NË FILLIM TË NDESHJES”/ Uzuni: E vështirë të depërtoje në mbrojtjen e Anglisë, duhet të…

Myrto Uzuni foli pas humbjes në shtëpi ndaj Anglisë me rezultatin 0-2. Në prononcimin për “Supersport”, futbollisti beratas u shpreh:

“Mund të shënonim në fillimin e ndeshjes dhe mund të merrnim 1 pikë, përballë një kundërshtari si Anglia, që ka kualitet të lartë.

Kur shikon një kundërshtar si Anglia, normalisht që do luash i tërhequr. Ishim duke luajtur me Anglinë, jo me një ekip të lehtë në letër.

Duhet të merrnim akoma më shumë përsipër ne lojtarët e sulmit, por ishte e vështirë, të depërtonim në mbrojtjen e Anglisë. Ndjejmë keqardhje, të gjithë mbajmë përgjegjësinë, për sa i përket rasteve, duhet të stërvitemi, për të dhënë më të mirën tonë”, deklaroi Uzuni.

Related posts

EKSLUZIVE/ Rrëfimi i Klisman Cake, goli i karrierës dhe planet e së ardhmes

Delo.autor

“CR7 ËSHTË NJË SULMUES “GRABITQAR”/Messi: Real Madrid humbi 50 gola në sezon!

Delo.autor

Blerim Xhemajli sulmohet nga tifozët e Bolognas

Sadik.Autor

Leave a Comment