Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS HUMBJES NDAJ ANGLISË/ Mbrojtësi Gjimshiti: Çdo gabim e paguan me futbollistë të këtij niveli, duhet më shumë…

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, gaboi te goli i dytë i Anglisë, duke iu dhuruar një top kundërshtarëve, që u shfrytëzua mjaft mirë nga Maunt. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, futbollisti shqiptar u shpreh:

“Vështirë, sigurisht që po, i gjithë ekipi. Luajnë në nivele të larta dhe besoj që gjithë Anglia ishte në nivel të lartë. Ne i përballuam mirë, rrezikova shumë te goli i dytë me atë pasim, nuk duhej.

Një sulmues me shumë cilësi si Kejn, e ka treguar veten. Nuk është hera e parë që përballem me sulmues të këtij niveli. Në këto ndeshje, çdo gabim e paguan, me sulmuesë të këtij niveli.

E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen. Patëm një rast me Hysajn dhe Uzunin që për pak mund të shënonim dhe mund të ndryshonte loja. Fusha nuk ishte aq e mirë, ishte shumë e lartë, duhet të luanim me topa të gjatë. Në ndeshje të këtij niveli duhet më shumë vetëbesim për të krijuar më shumë raste”, u shpreh Gjimshit.

Related posts

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vora nuk fal në shtëpi, Klosi shpartallon Kevitanin

Q.Autor

TREGON SE ËSHTË AKOMA IRON MIKE/ Tjetër pamje e frikshme nga Mike Tyson në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Zyrtare: Man City nuk beson tek aftësit e talentit 20 vjeçar Pablo Maffeo

Sadik.Autor

Leave a Comment