Futboll Sport

MERR JETË FORMATI I RI/ Zbulohet si pritet të transformohet Liga e Kampioneve

Formati i ri i Ligës së Kampionëve e do të marrë formë në ditët në vijim. Kjo u tha nga e përditshmja sportive portugeze ‘A Bola’, sipas së cilës “formati i ri, i cili do të hyjë në fuqi në 2024, do të miratohet në javën e ardhshme”.

Duke cituar Lars- Olson, president i ligave europiane bëhet e ditur se “vendimi i fundit do të jepet të mërkurën (31 mars,) në një takim të Komitetit Ekzekutiv të UEFA”-s, megjithëse shumë detaje mbeten për t’u përcaktuar. Champions-i i ri, parashikon fundin e fazës së grupeve me një turne me 36 skuadra (4 më shumë se ato aktuale) që do të luajnë 10 ndeshje (5 në shtëpi dhe 5 jashtë), me kundërshtarë të ndryshëm.

8 ekipet me numrin më të lartë të pikëve do të kalonin në raundin e dytë; ata të klasifikuar midis vendit të 9 dhe 24 do të luajë në play-off për 8 vendet e mbetura.

 

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Shkëmbi: Në futboll gjërat zgjidhen ose me merkato, ose duke u larguar trajneri

Delo.autor

PAMJET E TURPSHME/ Vajzat basketbolliste kapen me grushta dhe për flokësh pas derbit

F.autor

I SKANDONTE KONTRATA NË QERSHOR/ Matuidi e zyrtarizon, tregon fatin e tij te Juventusi

Delo.autor

Leave a Comment