Futboll Seria A Sport

LAZIO SHPALL LISTËN E EUROPA LEAGUE/ Inzaghi nuk grumbullon njërin prej shqiptarëve, ja emri

Trajneri i Lazios, Simone Inzagi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Europës.

Në të bëjnë pjesë pa diskutim portieri titullar Tomas Strakosha, ndërsa është përfshirë edhe mesfushori që luan me Kosovën, Valon Berisha, i cili duket se ka lënë plotësisht pas krahëve dëmtimin dhe ka besimin e teknikut Inzaghi.

Ndërkohë, jashtë listës ka mbetur mbrojtësi me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Danimarkën, Riza Durmishi.

Futbollisti ishte në planet e klubit për t’u larguar këtë verë, por pasi nuk gjeti një sistemim të ri, mbeti pjesë e ekipit. Megjithatë, për kompeticionin europian nuk do të jetë.

Sakaq, bardhekaltrit janë shortuar në Grupin E dhe do të kenë përballë kundërshtarë si Cluj, Celtic dhe Rennes.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Burnley në “Anfield”. Rezultati 0-1

Delo.autor

Paulo Dybala “ndez” sfidën e Atalanta-s me… gishtin e mesit

Q.Autor

PO SHKËLQEN/ Napoli kërkon “të burgosë” HYSAJN me kontratën e re

Isa.Autor

Leave a Comment