Futboll Seria A Sport

INTERI PËRGATIT OFENSIVËN/ Ofron shifrën e “çmendur” për yllin e Atalantës

Edhe pse sezonit aktuali i mungojnë ende 11 ndeshje, tek Interi nuk humbasin kohë për ta planifikuar. Drejtuesit kërkojnë të përforcojnë sulmin, edhe pse në organikë kanë dyshen (Lukaku-Lautaro) më të fortë të Serisë A me 33 gola të shënuar. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’ duke se është Luis Muriel zgjedhja e parë. Edhe pse nuk ka luajtur rregullisht gjatë sezonit, kolumbiani ka arritur të shënojë 16 herë në kampionat duke u renditur prapa Kristiano Ronaldos dhe pikërisht Romelu Lukakut.I njëjti burim bën të ditur se ai do të jetë në shitje për 25-30 milionë euro, pasi ai është tashmë 30 vjeç dhe ka një kontratë me Atalantan, deri në qershor të vitit 2023. Marota dhe Ausilio po punojnë për shitjet dhe për financat që do të vijnë kryesisht nga tre lojtarë: Zhoao Mario, Naingolan dhe Vecino. Ne këtë sens, ai do te ishte një alternativë shume e mirë ekonomikë, por edhe taktike, sidomos ne një sezon ku Interi pretendon të bëjë mire edhe në Champions, kompeticion ku në sezonin aktual nuk ka arritur as të kalojë fazën e grupeve.

Me Murielin, trajneri Konte nuk do të ishte i detyruar të hiqte dorë as nga rreshtim taktik sepse sulmuesi i Atalantës do të ishte ideal për 3-5-2 aktual që përdorin zikaltërit. Në moshën 30-vjeçare ai ka arritur pjekurinë e nevojshme për të qenë vazhdimisht konstant, pasi në karrierën e tij nuk i ka munguar asgjë përveç vazhdimësisë në paraqitje, çka ka qenë edhe pika e tij e dobët.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Franca i falet Mbappesë, Portugalia bind pa Ronaldon, Belgjika bën detyrën

Delo.autor

RIKTHEHEN TEK TRIUMFI/ Benzema i dhuron një fitore të vuajtur Realit

Delo.autor

Skuadra angleze rrit ofertën për Alisson Becker

Sadik.Autor

Leave a Comment