Futboll Shqipëri Sport

SHUHET BASHKIM FINO/ Presidenti Duka mesazh ngushëllimi: Ai përpos kontributeve në politikë, ka qenë një…

Ndarja e parakohshme nga jeta për Bashkim Fino ka ndikuar në komunitetin politik, jetës sociale por edhe te sporti…

Edhe pse lidhja me futbollin nuk ishte aq e fortë, duhet theksuar se Fino luftoi më shumë se kushdo në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sot ish-kryeministri i vendit, deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, është ndarë nga jeta dhe sigurisht që Armand Duka është pikëlluar nga lajmi i trishtë.

“Lamtumirë i dashur Bashkim!  Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qenë një dashamires i veçantë i futbollit”, shkruan Duka mes të tjerash në rrjetet sociale.

Më tej ai shton: “Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmonë nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit!”.

Related posts

Takimi me Raiolën, Juventusi ofron 25 milionë euro për mesfushorin e Milanit

Sadik.Autor

“BOMBERI” I BAYERN NUK NJEH LIMITE/ Gol çdo 37 minuta, ylli Lewandowski përmirëson rekordin e tij

Delo.autor

Marcelo Bielsa arrin akordin me skuadrën e ish-sulmuesit të Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment