Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ SAN MARINO-S PËR “KATAR 2022″/ Kombëtarja do të gjykohet nga arbitri që i solli fat… Skënderbeut

Ditën e mërkurë, më 31 mars, Shqipëria do të luajnë në transfertë ndaj San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Sfida do të luhet duke filluar nga ora 20:45, në një ndeshje ku “bilbil” kryesor do të jetë norvegjezi Kai Erik Sten. 32-vjeçari ka marrë stemën e FIFA-s gjatë vitit 2017 dhe në vendin e tij konsiderohet si një nga emrat më të talentuar të arbitrimit.

Asistentët e Sten do të jenë dy norvegjezë të tjerë, si Jan Erik Engan dhe Andres Olav Dale, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Rohit Sagi. Kujtojmë se Sten ka vendosur drejtësi edhe ne ndeshjen e Skënderbeut në vitin 2018, në përballjen që skuadra korçare luante në transfertë me skuadrën nga Andorra, Sant Hulia, ku bardhekuqtë triumfonin me rezultatin 0-5.

Kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht të rikthehen të fitorja, pas humbjes ndaj Anglisë. Fitorja për Shqipërinë është detyrim, pasi për të synuar vendin e dytë dhe të tretë duhet fitorja me çdo kusht ndaj skuadrave të Andorrës dhe San Marinos.

Related posts

MESFUSHORI NGA UELLSI/ “Tersi” i personave “Vip” drejt largimit nga Arsenali

Isa.Autor

Mbappe “dhurata” e City për trajnerin Guardiola për fitimin e titullit

Sadik.Autor

Martin Keown: Ardhja e tij ishte, fillimi i fundit të Arsene Wenger

Sadik.Autor

Leave a Comment