Futboll Premier League Sport

LEICESTER NDERON ME 3 PIKË/ Merr një fitore për Presidentin VICHAI ndaj Cardiff

Sulmuesi i krahut i Leicester City-t, Demarai Gray, mori një karton të verdhë, pasi ai hoqi fanellën për ta shfaqur një nderim për presidentin e klubit, Vichai Srivaddhanaprabha, i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri.

Lojtari 22 vjeçar shënoi golin e fitores në stadiumin “Cardiff City” në një ndeshje mjaft emocionuese për “Dhelprat”. Pas kartonit të dhënë, të shumtë ishin fansat në mediet sociale që kritikuan gjyqtarin Lee Probert, nisur nga rrethanat e këtij takimi.

Në incidentin e ndodhur disa ditë më parë në stadiumin e skuadrës së Leicester-it, humbën jen 5 persona, mes tyre edhe miliarderi tajlandez.

Pritet që ky vendim të shqyrtohet nga federata angleze, me shumë britanikë të befasuar nga respektimi kaq strikt i rregullave, edhe pse në këtë rast qe një nderim për një person të dashur për fansat dhe lojtarët që humbi jetën. Në takimet e tjera, Everton mundi 3-1 Brighton, Newcastle 1-0 Watford, dhe West Ham 4-2 Burnley-n.

Related posts

SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Ja vendimi se kur do të luhen ndeshjen e shtyra nga tragjedia

Sadik.Autor

HOLANDË-ÇEKI/ “Tulipanët” favorite, por shifrat nga e kaluara flasin për çekët

Delo.autor

Dashuria për fanellën/ Njihuni me 10 LEGJENDAT E FUTBOLLIT që nuk u tunduan nga PARATË

Isa.Autor

Leave a Comment