Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KATAR 2022/ “Dardanët” kërkojnë surprizën ndaj Spanjës, vendos drejtësi arbitri që ka gjykuar Partizanin

Kosova luan një sfidë të veçantë ditën e mërkurë, më 31 mars, teksa do të përballen me Spanjën në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

“Dardanët” do të kërkojnë surprizën në stadiumin e Sevijes, teksa vijnë pas një humbje me Sudinë. Drejtësi në këtë ndeshje do të vendosë një gjyqtar, i njohur për shqiptarët. Do të jetë danezi, Jakob Kehlet, ai i cili do të vendosë drejtësi në ndeshjen e së mërkurës. Ndihmësit e tij, do të jenë dy danezë të tjerë, si Lars Humelgard dhe Heine Sorensen, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Jens Mae.

Jakob Kehlet është i njohur për shqiptarët, pasi kujtojmë se në gusht të vitit 2016, ka vendosur drejtësi në ndeshjen e Partizanit në “Elbasan Arena”, ndaj Krasnodarit në kualifikueset për Europë, e cila u mbyll në barazim pa gola, por më tej u kualifikuan rusët, pasi kishin fituar në ndeshjen e parë 4-0.

Related posts

GJESTI I MADH I CAVANIT/ “Përbindëshi” Ronaldo mund të mbajë numrin 7 tek Manchester United

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Pritet përballja Tirana-Partizani, ja sa para humbasin të dy klubet…

Delo.autor

Suedia publikon skuadrën për Botëror, Ibrahimovic është…

Sadik.Autor

Leave a Comment