Futboll Premier League Sport

“TËRBON” REAL MADRID ME DEKLARATËN/ Sulmuesi Bale: Unë jam njeri që i respektoj kontratat dhe…

Lufta mes Gareth Bale dhe Real Madrid sa vjen edhe bëhet më e ashpër. Uellsiani është aktualisht i huazuar te Tottenham deri në fund të sezonit, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Real Madrid, që ka kontratë me të deri në vitin 2022.

Në Spanjë janë të sigurtë që Reali nuk e dëshiron rikthimin e Bale në ekip dhe kërkon që ta shesë sulmuesin, pasi paga e tij rëndon jo pak. Nga ana tjetër, uellsiani flet nga Londra dhe shprehet se do të respektojë kontratën me Realin deri në fund, duke acaruar jo pak drejtuesit nga Madridi.

“Sigurisht që sezonin e ardhshëm do të rikthehet te Reali, sepse kështu thotë edhe kontrata. Nuk është se po tregoj mungesë respekti duke e thënë këtë gjë, pasi unë jam njeri që i respektoj kontratat dhe sipas ligjit unë duhet të rikthehem te Reali”, përfundoi Bale.

Related posts

TIFOZËT KUQEZI TË EKZALTUAR/ Sacchi: MILANI mund të fitojë KAMPIONATIN këtë sezon

Isa.Autor

“DO PADIS ‘LA REPUBBLICA’ PËR LAJM TË RREM”/ Konte: Kam projekt 3-vjeçar me Interin

Delo.autor

REVOLUCION NË FORMACIONIN E TIRANËS/ Ja si pritet të rreshtohen “Bardheblutë” ndaj Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment