Futboll Sport

REKORD NË TURQI/ Trajneri largohet pas 5 ditësh nga klubi i Erzurumspor, ja arsyeja…

Një ngjarje për rekord ka nodhur në Turqi pasditen e djeshme, ku trajneri Isamil Kartal ka dhënë dorëheqjen nga ekipi i Erzurumspor. E veçanta e largimit të 59-vjeçarit nga stoli i ekipit është se ai nuk e ka drejtuar skuadrën në asnjë ndeshje.

Ismail Kartal u prezantua si trajneri i ri i Erzurumspor më 23 mars dhe vetëm pas 5 ditësh ai vendosi të dorëhiqej. Përveç kësaj, Kartal foli edhe për mediat, ku dha edhe deklaratën e çuditshme, duke thënë se nuk ishte i motivuar, edhe pse kishte vetëm pak ditë që kishte marrë detyrën.

“Të them të drejtën nuk jam i motivuar. Besoj se nuk kam as energji, prandaj kam vendosur të largohem nga Erzurumspor”, u shpreh shkurt trajneri Kartal.

Related posts

Argjentinë- Islandë/ Albicelestët shënojnë golin e parë ndaj “vikingve” (VIDEO)

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Lazio përfundon nën hetim nga UEFA, ja arsyeja

Delo.autor

LUAN KUNDËR MILAN-IT/ Sarri akuzon: Kupa e Italisë është një nga aktivitetet më antisportive në botë

Delo.autor

Leave a Comment