Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“SHQIPËRIA ËSHTË NJË EKIP NË NDËRTIM E SIPËR”/ Agolli: T’i japim kohë kuqezinjve, ja lojtarët që marrin skuadrën përsipër…

Ansi Agolli është shprehur se Shqipërisë i duhet ende kohë, për të marrë rezultate pozitive ndaj skuadrave të mëdha si Anglia. Gjithashtu ish-kapiteni i Kombëtares është shprehur se ndaj Anglisë kuqezinjtë i pëlqyen si luajtën, deri te momenti i golit të parë të pësuar.

“Sigurisht që e pashë ndeshjen e Kombëtares. Më pëlqeu shumë skuadra, deri në momentin që pësuam golin e parë. Te goli ishte një markim jo i mirë, sepse Kejn i vodhi Veselit kohën. Pas golit, Anglia dominoi gjithçka. Pamë një Angli që kishim vite pa e parë. Shqipëria është një skuadër në ndërtim e sipër, me shumë cilësi, por duhet ti japim pak kohë.

Skuadra nuk bëhet me shkop magjik, por duhet kohë që ekipi jonë të marrë rezultate me skuadra si Anglia. Nuk duhet të jemi shumë pesimist. Këto lojtarë janë akoma të rinj dhe liderët do dalin me kalimin e kohës. Te skuadra ka disa lojtarë të cilët e marrin skuadrën përsipër si Berisha, Hysaj dhe Cikalleshi”, tha Agolli në emisionin “Skaner”.

Related posts

PRAPASKENAT E VENDIMIT NË KAS/ Partizanit nuk i është marrë parasysh kërkesa. Ja arsyet që ndikuan

Delo.autor

AFRIKANËT “ÇMENDIN” RRJETIN/ Shikoni çfarë festimesh bëjnë ndaj ekipi të madh anglez (VIDEO)

Delo.autor

LËSHON “BOMBËN”/ Presidenti De Laurentiis: Kam gati një projekt të ri që do të sjellë 10 miliardë euro

Delo.autor

Leave a Comment