Futboll Sport

BAYERN MUNICH MERR LAJMIN E KEQ/ Bomberi Lewandowski dëmtohet me kombëtaren. Ja sa do të mungojë…

Pasditen e sotme, Bajerni Mynihut dha lajmi e keq të dëmtimit të sulmuesit polak, Robert Levandovski.

Levandovski është dëmtuar në stërvitjen me kombëtaren polake ku ishte i grumbulluar, dhe humb kështu  ndeshjen e rëndësishme ndaj Anglisë ditën e nesërme, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit ”Katar 2022”.

Koha  e rikuperimit të sulmuesit polak do të jetë një muaj, pasi ka pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij. Dëmtimi i Levandovskit do të jetë një mungesë e rëndësishme për bavarezët në këtë pikë të sezonit, me polakun i cili ka shënuar 35 gola në kampionat këtë sezon dhe ka dhënë 6 asiste.

Related posts

​E PABESUESHME sesi ky qen e mbron penalltinë (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Nis derbi kryeqytetas me Lazios dhe Romës

Delo.autor

Tabela e transferimeve, sa shumë ndryshime në Superiore!

Sadik.Autor

Leave a Comment