Futboll La Liga Sport

“MË KUJTOHET…”/ Sacchi zbulon anekdotën epike para “El Clasico” me Rijkaard dhe Perez

Arrigo Sacchi mbush 75 vjeç këtë të enjte dhe ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën rishikon karrierën e tij. Në një moment të bisedës  kujton një anekdotë që ndodhi këtë sezon me Pep Guardiolën, një bisedë mes të dyve, që ndryshoi të ardhmen e Manchester City. Po kështu, zbuloi një prapaskenë interesante nga një “El Clasico” e kohës së tij si drejtor sportiv i Real Madridit:

“Më kujtohet Rijkaard i ulur në shkallët e “Bernabéu”, që të çonin drejt fushës. Ai ishte zhytur në tymin e cigares, dukej shumë i shqetësuar disa minuta para klasikes. Asokohe stërviste Barcelonën, ndërsa unë isha drejtor sportiv i Real Madridit. U mundova ta siguroja atë: Frank, mos u shqetëso, ti ​​fiton lehtë, ne nuk jemi konkurrues. Florentino Pérez e dëgjoi dhe më pyeti: Drejtor, ti je me ne apo kundër? Në fund, Barça fitoi 3-0”.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid nuk e do më, Beckham i hape dyert e Inter Miami-t mbrojtësit…

Delo.autor

TRE TITUJ PREMIER ME MANCHESTER CITY-N/ Guardiola falënderon dy rivalët: I vlerësoj më shumë. Këtë nuk e prisja

Delo.autor

MIQËSORJA/ Schalke dhuron spektakël dhe i jep “leksion” Fiorentinës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment