Futboll

Totti: Jemi të lumtur për vjedhjen që i bëmë Juventus-it

Francesco Totti, tashmë drejtues i Roma-s, ka folur për “Premium Sport” për ecurinë e verdhekuqve në Champions League: “Skuadra më ka befasuar në disa momente kundër Shakhtar. Kemi bërë një pjesë të parë të jashtëzakonshme dhe një pjesë të dytë zhgënjyese. Fatkeqëisht kemi dalë nga fusha të mundur, por është një rezultat që na mban akoma në lojë”.

Më pas, ish-numri 10 i Roma-s ka folur për Schik: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, thelbësor për grupin tonë dhe jemi të lumtuar që kemi arritur t’ia heqim nga duart Juventus-it. Kemi shumë besim tek ai për të ardhmen. Nainggolan në rënie? Është një lojtar i nivelit të lartë dhe njerëzit presin gjithmonë shumë nga ai. Nuk ka bërë shumë gola kohët e fundit, por loja e tij është gjithmonë e rëndësishme”.

“I kam thënë Buffon të tërhiqet kur të ndihet gatgi? Nuk papasur lidhje me situatën time. Ka disa moment, kur ndodhem në tribunë, që më vjen një dëshirë e madhe për të zbritur në fushë”, ka përfunduar ish-numri 10 i verdhekuqve.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Pritet të nisin përgatitjet, mësohet dita kur do të grumbullohet Vllaznia

Delo.autor

SITUATA DELIKATE/ Mbledhje urgjente pas derbit me Partizanin, Dinamos i bëhet makth edhe… mbijetesa

Delo.autor

CMENDET CHELSEA/ Gati të ofrojë 130 mln sterlina për dy ish-lojtarët e Sarrit

Isa.Autor

Leave a Comment