Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Arsenal gati 50 milionë për të transferuar mbrojtësin “Zikaltër”…

Achraf Hakimi është një nga protagonistët e këtij sezoni në Serinë A dhe paraqitjet e tija nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Mes skuadrave të shumta të interesuara për mbrojtësin e krahut maroken, ajo që duket se e ka seriozisht për ta marrë është Arsenal-i. Në fakt, sipas Todofichajes.com, Topçinjtë janë vënë në lëvizje për yllin e Inter-it.

Skuadra londineze ka shumë mundësi t’i thotë lamtumirë Hector Bellerin dhe Hakimi duket se është lojtari i duhur për të marrë vendin e mbrojtësit spanjoll.

Klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro, 10 më shumë në krahasim me shumë e shpenzuar nga Inter-i për ta marrë në Milano.

Related posts

Fabio Capello, emri i fundit që konsiderohet për stolin e Arsenal

Sadik.Autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Trafikonte LËNDË NARKOTIKE, dënohet me 18 vite BURG

Isa.Autor

STATISTIKAT E SFIDËS/ Juventusi ka rekord për ndeshjet debutuese, Vlahoviç kërkon ta bëjë sefte ndaj Udinezes

F.autor

Leave a Comment