Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Agjenti Raiola dhe babai i talentit Haaland zbarkojnë tek Barcelona

Mino Raiola dhe Alf Inge Haaland, përkatësisht agjenti dhe babai i Erling Haaland, mbërritën në Barcelonë këtë mëngjes. Ata e kanë bërë këtë udhëtim me një aeroplan privat, duke aterruar në aeroportin “El Prat”.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është shënjestra e madhe e nënshkrimeve të Barçës dhe për këtë arsye, vizita e përfaqësuesve të tij në Barcelonë është një “bombë” e vërtetë e merkatos. Madje, është edhe më shumë se kaq, sepse kur arritën në aeroportin “El Prat”, ata u morën nga një makinë e drejtuar nga shoferi i zakonshëm dhe punonjësi i sigurisë së presidentit të Barcelonës, ​​Joan Laporta.

Disa fotografë, që rastisën në terminalin privat të “El Prat” e kanë fotografuar babanë e Haaland dhe Raiola në Barcelonë. Shumë shpejt i dërguan fotot në media të ndryshme, për t’i botuar, duke përfshirë edhe video.

Erling Haaland është sulmuesi i zgjedhur nga bordi i drejtorëve të Joan Laporta për të forcuar ekipin në merkaton e verës. Sulmuesi i Borussia Dortmund është më i lakmuari nga gjigantët e Europës. Klube si Real Madridi, PSG dhe Manchester City po punojnë gjithashtu për blerjen e tij.

Marrëdhënia e mirë midis Mino Raiola dhe Joan Laporta e bën klubin e Barçës optimist. Ky udhëtim i agjentit dhe babait të futbollistit i shton zërat se Haaland do të shohim te Barça sezonin e ardhshëm. Takimi mes palëve është duke vazhduar.

Related posts

“BËMË NJË LOJË TË DOBËT”/ Trajneri Duro i zhgënjyer: Humbëm shumë topa, Kukësi ishte nervoz sepse…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENTAT E MERKATOS/ Ja arsyet pse Barcelona hoqi dorë nga ylli francez

Delo.autor

YLLI U KTHYE NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Balotelli shpërthen: Gënjeshtër, mjaft shpikët histori rreth meje

Delo.autor

Leave a Comment